![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cbbf4e63-AP25014724950505_hd-800x450.jpg)
05/02 22:51
Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia do të mbahet më 31 maj në orën 19:00 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.
Më parë ishte planifikuar të mbahej më 30 maj, por është shtyrë një ditë më pas.
“Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia do të mbahet më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ndeshja e planifikuar të zhvillohet me 30 maj, do të zhvillohet një ditë më vonë”, shkruhet në njoftim.
Top Channel