Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni Kur ishte në opozitë, Albin Kurti refuzonte çdo ftesë të qeverive për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
Por, kur mori drejtimin e qeverisë dhe me thirrjet për unitet politik, siç kishin ftuar edhe kryeministrat e kaluar, Kurti e nisi ditën e parë të javës me takimet me drejtuesit e partive opozitare.
I pari në këtë takim ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu shqetësimet për mospërfshirjen e SHBA-ve në dialog dhe paqartësi rreth agjendës.
Mospërfshirja e SHBA-ve në dialog, sipas Haradinajt e prish bilancin e interesave të Kosovës.
Haradinaj poashtu nuk po pajtohet edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajcak, duke thënë se është nivel i ulët i përfaqësimit.
Në komunikatën për media lidhur me takimin, Qeveria nuk ka treguar nëse do të kërkojë përfshirjen e SHBA-ve në dialog. Derisa shkurtë është thënë se për çështjet e interesit nacional do të konsultohet me partitë politike.
Të mërkurën nga ora 11:00 Kurti do të takohet edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa ftesën e ka refuzuar ai i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin.
Top Channel