Champions League drejt fundit, sa do të përfitojnë financiarisht skuadrat finaliste? Partizani do të mbyllë këtë sezon të kategorisë Superiore me ndeshjen ndaj Bylisit, por te Të Kuqtë vazhdon t’i djegë penalltia inekzistente, e akorduar në favor të Vllaznisë fundjavën e kaluar.
Trajneri Ilir Daja e shtoi dozën e polemikave për këtë vendim të arbitrit teksa theksoi se Partizani është goditur sistematikisht, duke shfaqur edhe pakënaqësinë e tij ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës së FSHF në drejtim të tij por edhe 2 lojtarëve.
Daja i vijoi polemikat për sfidën me skuadrën shkodrane teksa theksoi se nëse penalizimi s’do të ishte bërë ndaj Vllaznisë, do të ndodhte pikërisht në Ballsh.
Në fakt, Partizanin e pret një ndeshje delikate në Adush Muca, të Ballshit me të kuqtë që duhet të fitojnë me çdo kusht ndaj një skuadre si Bylis që lufton për të siguruar vendin e ‘playoutit’, për një qëndrim në superiore.
Top Channel