
Partizani do të mbyllë këtë sezon të kategorisë Superiore me ndeshjen ndaj Bylisit, por te Të Kuqtë vazhdon t’i djegë penalltia inekzistente, e akorduar në favor të Vllaznisë fundjavën e kaluar.
Trajneri Ilir Daja e shtoi dozën e polemikave për këtë vendim të arbitrit teksa theksoi se Partizani është goditur sistematikisht, duke shfaqur edhe pakënaqësinë e tij ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës së FSHF në drejtim të tij por edhe 2 lojtarëve.
Daja i vijoi polemikat për sfidën me skuadrën shkodrane teksa theksoi se nëse penalizimi s’do të ishte bërë ndaj Vllaznisë, do të ndodhte pikërisht në Ballsh.
Në fakt, Partizanin e pret një ndeshje delikate në Adush Muca, të Ballshit me të kuqtë që duhet të fitojnë me çdo kusht ndaj një skuadre si Bylis që lufton për të siguruar vendin e ‘playoutit’, për një qëndrim në superiore.
Top Channel