Foto ilustruese

Sot në orën 15:45 në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës.

Më herët gjatë ditës vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. Aksioni nis prej orës 10:00  tek ura në Shkugëz, ndërsa këtij aksioni i bashkëngjiten vullnetarë të shumtë, KFOR-i, policia etj.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë ka mbajtur një mbledhje më 10 maj, me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për aplikimin e tyre.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheqë në afat brenda 15 ditësh.

19 zyrtarët komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për aplikimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.

Top Channel