Edhe Serie A në Itali uli siparin e saj duke dhënë edhe verdiktet e fundit përsa u përket skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane.

Lufta më e fortë ishte ajo për zonën champions me 3 skuadra që ishin në garë për 2 vendet e mbetura; Milan, Juventus dhe Napoli. Dhe ato që i bashkohen Interit dhe Atalantës në kompeticionin janë Milani e Juventusi. Kuqezinjtë e kishin fatin e tyre në dorë në ndeshjen e Bergamos ndaj Atalantës ndaj së cilës fituan 2-0 për të mbyllur kampionatin në vendin e dytë pas rivalëve kampionë të Interit. Frank Kessie ishte njeriu i ndeshjes për skuadrën e Stefano Piolit teksa shënoi të dy golat e kuqezinjve që të dy me 11 metërsh nga një për çdo pjesë.

Në Dall’Ara, Juventus bëri detyrën e saj teksa mundi Bolognan 4-1, një fitore kjo që u arrit me Cristiano Ronaldon në stol gjatë gjithë 90 minutëshit Federico Chiesa hapi festivalin e golave për bardhezinjtë dhe pas tij emrin në listën e shënuesve të sfidës e shënuan dhe Alvaro Morata 2 herë e Adrien Rabiot. Për Bolognan golin e nderit e shënoi Orsolini. por kjo fitore nuk do të kishte vlerë për skuadrën e Pirlos nëse edhe Napoli do të merrte 3 pikët ndaj Veronës. nëse kjo do të ndodhte Juventusi do të luante në Europa League ndërsa Napoli në Champions. Në Diego Armando Maradona Stadium, skuadra e Gattusos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Veronës. Amir Rrahmani nuk i mjaftoi skuadrës së Napolit që e pa veten në Ligen e kampioneve vetëm për 9 minuta, pasi aq zgjati avantazhi i krijuar sepse Verona barazoi me Faraonin duke i bërë kështu një dhuratë të çmuar Juventusit.

Top Channel