Padia e Berishës në Gjykatën Korreksionale të Parisit ndaj Blinken, Hajdari: Ky gjyq është i humbur

24/05/2021 22:37

Ish-Prokurori, Shkëlqim Hajdari i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel është shprehur se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha ku do të ankohet për Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken është i humbur.

Deklaratën e avokatit të Berishës ai e ka quajtur të papërgjegjshme dhe joprofesionale.

“Deklaratë e papërgjegjshme, ti je një vend tjetër dhe shkon i drejtohesh Francës. Ky gjyq o do të mbyllet me një seancë dhe aty mbaron ky gjyq. Edhe unë avokat jam, shikoje që nëse do të ketë më tepër se një seancë ai gjyq do të mbyllet, është e papërgjegjshme nga ana profesionale. Ai e di vetë pse e mori, por ky gjyq është i humbur. Kleçka juridike që përdori nuk shkon”, tha Hajdari.

Top Channel