Ftesë në 5/ Paula, miss-i që promovoi Shqipërinë në botë: Më dridheshin këmbët në sfilatën e parë

24/05/2021 19:59

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, bukuroshja 23 vjeçare që na përfaqësoi në “Miss Universe 2021”.

Përmes një lidhje Skype nga SHBA, aty ku ajo është duke qendruar pas përfundimit të kompeticionit të bukurisë, Paula rrëfeu emocionet e gjithë këtij rrugëtimi.

“Ka qenë një emocion shumë i madh. Do e mbaj mend gjatë atë sfilatë. Aty vërtet e ndieja në çdo qelizë që duhet ta prezantoja sa më mirë vendin tim. Po, m’u drodhën këmbët se ishte sfilata e parë hapëse dhe ne ishim të parët që e hapim”, tregoi ai.

Gjatë intervistës, Paula u surprizua me një videomesazh nga fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri, këshilla e së cilit për të ishte të qeshte sa më shumë.

Sa i përket planeve dhe ambicieve të saj të mëtejshme, Mehmetukaj zbuloi se ka dëshirë të angazhohet në ekran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA