Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të zhvillohen me 13 qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në një njoftim për mediat fton anëtarët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje.

‘Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.

Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi’- njofton PD.

Kujtojmë se përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Top Channel