DOKUMENTI/ “Top Channel” zbardh udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e PD për zgjedhjet e 13 qershorit

23/05/2021 18:49

Top Channel ka mundur të sigurojë udhëzimin që do të miratohet në Kryesinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 13 qershorit, ku do të zgjidhet edhe kandidati i ri i PD-së.

Në Komisionin Zgjedhor, secili kandidat brenda datës 25 Maj 2021 cakton një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit.

Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen e Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon, për të parashtruar kërkesa, propozime apo për të paraqitur ankesa.

-Degët e Partisë janë përgjegjëse për organizimin e takimeve me anëtarësinë të kandidatëve sipas një grafiku që dërgohet paraprakisht nga Sekretariati Organizativ i Partisë.

-Stafi i secilit kandidatit harton grafikun e takimeve dhe e koordinon atë me Sekretariatin Organizativ të Partisë përpara se tu dërgohet Degëve për zbatim.

-Fushata e kandidateve i ngarkohet zyrës së shtypit të PD dhe bën pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore, duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të kandidatit apo çdo përmbledhje të takimeve të tij. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike merr masat për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore të secilit kandidat.

Mësohet se në selinë blu  do të ngrihet qendra e votimit për degën Tirana 2, në të cilën përveç votuesve të kësaj dege do të votojnë edhe anëtarët e Kryesisë së PDSH-së, anëtarët e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Grupit Parlamentar ekzistues dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të datës 25.04.2021, me banim në Tiranë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel