Tomas Brdaric nuk ka dyshime se 11-metërshi i akorduar nga Enea Jorgji në sfidën me Partizanit ishte e saktë. Trajneri i Vllaznisë, i ftuar në Zona Gol” këmbënguli se titulli nuk është mbyllur ende.
“Ne jemi ende në garë për titullin. Kemi treguar entuziazmin tonë. Është gjithçka e hapur dhe tifozët duhet të jenë të lumtur. Nuk e di asnjë se cila skuadër do e fitojë titullin.
Fitorja me Partizanin: “Ishte një ambient i këndshëm, ne ishim shumë të motivuar. Ishim të përqendruar te ndeshja dhe skuadra bëri një paraqitje shumë te mirë. Të gjithë bënë shumë mirë. Skuadra bëri atë që kisha kërkuar, morëm rezultatin e merituar.”
Rasti i penalltisë: “Penalltia? Mund të diskutojmë për shumë gjëra. Ishte faull, ishim pak me fat, por duhet të besojmë te gjyqtarët, pasi kanë një punë të vështirë. Duhet të kemi besim te puna e tyre. Nuk duhet ta diskutojmë këtë penallti. Ishte fitore e merituar. Penalltia ishte një vendim i vështirë. Dora nuk ishte e mbyllur, ishte e hapur dhe prandaj penalltia ishte e saktë. Pikësëpari dua të them se e shoh shpesh këtë situatë. Penalltia ndaj Partizanit është. Për mua është çdo herë penallti. Në ndeshjet e fundit, gjyqtarët kanë bërë paraqitje të mira. Nuk është e lehtë në këtë situatë, për të dhënë vendimet e duhura. Ne flasim për një situatë, të cilën e shikojmë disa herë dhe nuk jemi të qartë nëse është apo jo, ndërsa ata e marrin vendimin në moment.”
Shkarkimi pas ndeshjes me Bylisin: “Kjo është një histori e veçantë dhe do e tregoj pasi të përfundojë kampionati.”
Biseda me Martinin: “Takova sot Martinin dhe më tha se titulli është çështje e mbyllur, por unë nuk mendoj se është çështje e mbyllur. Mesazh Arapit në distancë? I thuaj Martinit që kampionati ka 36 javë dhe jo 35.”
Top Channel