50 ditë nga Botërori, 5 pikat që ngrenë dyshime të mëdha në vendet organizatore të aktivitetit
Stërvitja ushtarake “Defender 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në Tiranë pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.
Falë kësaj stërvitje në sheshin nënë Tereza u panë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim. Ndërkohë kryetari i opozitës ‘bojkotoi’ eventin.
Për këtë të fundit “VOA” shkruan se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Mungesa e Bashës në këtë ceremoni dhe prezenca e presidentit vijnë në një kohë që opozita ka marrë disa ‘goditje’ si humbja e zgjedhjeve, kërkesat për dorëheqjen e kryetarit, zgjedhjet që do zhvillohen në parti dhe kulmuan më pas me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve non grata nga qeveria amerikane.
Pikërisht reagimi për këtë vendim nga ana e Presidentit Ilir Meta është cilësuar si sulm ndaj Amerikës. Meta e quan vendimin ndëshkues në emër të qeverisë amerikane, të sekretarit Blinken si “fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.
E megjithatë sot ai, shtrëngoi duart me ambasadoren në takim, ndërsa kryeministri Edi Rama u kujdes të kishte një distancë të dukshme me të.


Ndërkohë siç duket Basha , me mungesën e tij, vendosi të jetë në një të njëjtat linja me reagimin e mëparshëm për Berishën ku apelonte për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
“U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta”, thoshte ndër të tjera Basha në reagimin e tij ditë më parë.
Top Channel