Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi dorëzon formularin e kandidimit: Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të ketë garë të barabartë

22/05/2021 11:28

Ibsen Elezi ka dorëzuar ka dorëzuar në selinë blu kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.

Elezi emër është i dyti emër që vjen si propozim i grupit “Për PD-në”, që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD.

“Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të ketë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor”,– tha Elezi.

Një ditë më parë, edhe Fatbardh Kadilli dorëzoi kandidaturën duke thënë se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, ndërsa shtoi se Basha nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjithë mjetet, që deri dje i kishte kundër Ramës.

Përballë Lulzim Bashës, për postin e kreut të PD pritet të kandidojë edhe Edit Harxhi, e cila ka dorëzuar kandidaturën pranë selisë blu gjatë ditës së djeshme.

Top Channel