Mbretëresha viziton aeroplanmbajtësen e re/ Dalja e parë publike prej konfliktit me Princ Harry (fotot)

22/05/2021 15:21

Mbretëresha britanike dukej në formë sot teksa vizitoi aeroplanmbajtësen e re gjigande të vendit, në daljen e saj të parë publike që prej rrëfimeve skandaloze të princit Harry për “makthin” e jetës në familjen mbretërore.

Monarkja vizitoi aeroplanmbajtësen me emrin e saj ‘HMS Queen Elizabeth’ para nisjes në misionin e saj të parë zyrtar me marinën, vetëm dy ditë pasi princi William dënoi rrjetin shtetëror televiziv BBC për përndjekjen e nënës së tij si dhe për “ditët e errëta të dhimbjes” pas vdekjes së saj ne 1997.

Por megjithë ngjarjet dramatike të javës mbretërore, ‘madhëria e saj’ mbante veshur sot një pallto të ndezur në ngjyrë të kuqe tulle, si dhe një spilë dekorative që i ishte dhuruar nga bashkëshorti i ndjerë Duka i Edinburgh.

Ky i fundit kishte shërbyer gjatë në marinën britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbretëresha vizitoi aeroplanmbajtësen 65,000-ton që kushtoi më shumë se 3 miliardë paundë, teksa përgatitet për nisjen në misionin e parë si pjesë e grupit të luftanijeve sulmuese.

Luftanija do të lundrojë drejt Lindjes së Mesme e ngarkuar me avionë gjuajtës F-35, duke kaluar përmes Kanalit të Suezit e më pas në Oqeanin Indian, e më tej drejt Detit të Filipineve.

Mjeti është më i madhi e më i fuqishmi i ndërtuar ndonjeherë nga marina britanike.

Mbretëresha u ngjit në bord pak pasi kryeministri Boris Johnson u takua me zyrtarët, duke inspektuar ekuipazhin dhe pergatitjet e misionit te ri.

FOTO GALERI
1/12
Mbretëresha britanike dukej në formë sot teksa vizitoi aeroplanmbajtësen e re gjigande të vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA