Ilir Daja ishte mjaft i revoltuar pas ndeshjes, sidomos për atë penallti inekzistente që nuk u besoi syve kur e akordoi Jorgji. Trajneri kryeqytetas shigjeton kryesorin, ndërsa sipas tij, Partizani është goditur sistematikisht, madje dhe qëllimisht, për t’i vënë kapak me penalltinë e sotme inekzistente që i hoqi titullin skuadrës së kuqe.

“E kam parë nja 30 herë deri tani, e po e përmbledh me një fjali që nuk e di se ku e gjen kurajën gjyqtari që të vendosi penallti për atë që Belica e ka para trupit të mbledhur dorën. Si duket, unë e kam një histori tjetër me të njëjtin arbitër, në momente të tilla është i duhuri për të vendosur kampionatin.”

“Nëse merrem me pjesën tjetër, do të shmangemi nga kryesorja. Në fund me gjithë problematikat që kemi pasur, do të thonim bëmë këtë apo atë, në fund kemi humbur me penallti inekzistente.”

“Në fakt e kemi ndjerë këtë fazën e fundit goxha këtë lloj shpërblimi që kemi marrë nga pjesa e arbitrimit. Nganjëherë duhet të shohim gjërat me gjakftohtësi, por në fund fare sot ishte ndeshje me dozë të shtuar emocionale, edhe në manovrën e lojtarëve që u hodhën në fushë. Nuk është se kem bërë një lojë të mirë, por në fund fare të ikësh e të dorëzosh kampionatin me një penallti inekzistente, kjo nuk është e drejtë”.

“Kemi bërë një kampionat goxha të mirë, kemi pasur probleme me merkaton e bllokuar, kontigjent të limituar deri në janar, kemi qenë gjithmonë pranë pjesës së sipërme të klasifikimit, na janë mohuar sipas specialistëve të moviolës, një gol në Fier, një gol me Teutën në Elbasan, na është mohuar goli i dytë në Laç, na jepet një penallti këtu. Na arbitron Hamiti në një neshje ku Hamiti ishte kryesor, e Ferataj në linjë, e në tjetrën ndërruan rolet, mendoj se janë shumë raste, nuk e them unë, e kanë thënë specialistët e moviolës që kanë diskutuar në përfundim të ndeshjeve.”

“Unë do të thoja që të gjithë problemet që kishim në këtë ndeshje, që unë i citova, po marr një moment, është penguar Cara tri herë afër pankinës në situata që ndërtoheshin sulme nga kapiteni i Vllaznisë dhe në rastin e parë që Broja bën faull në gjysmëfushën tonë, shoqërohet me të verdhë. Në raste kur sulmi ishte i shpejtë, nuk jepet. Do të thoah që mbajmë përgjegjëis për sa i përket ndeshjes që zhvilluam. Por Asnai mungoi pë rnëj të verdhë që ishte fuall në mesfushë, shoqerohet me karton, mungoi Zhunior. Por në fund u vendos me një vendim gjyqërarai i FIFA-s, e vendosi kampionatin e nuk lë shije të këndshme, por nuk di çfarë emri ti vë.”

“Hasani në stol? Nuk mundet që javët e fundit kur ke nisur kampionatin me automatizim veprimesh e një lloj vendosje, të ndryshosh javët e fundit, se në fund fare ka qenë ajo lojë e maonvër që na çoi deri në këtë javë të fundit në kryesim, nuk mund të ndryshoj pastaj vendosje, prishësh automatizimin që ke bërë deri në fund dhe kjo jo se Hasani nuk ka ato vlera, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pasur. Në tri javët e fundit nuk besoja që do të ndryshoja vendosje se ajo na kishte sjellë këtu ku ishim edhe me një lojë jo të mirë, në vend të parë nëse nuk jepe penalltia”, – tha Daja pas ndeshjes me Vllazninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA