Në të majtë efektiv Nevaldo Hajdaraj, në të djathtë Klodian Rasha

Kërkesa për gjykim të shkurtuar e Nevaldo Hadaraj, efektivi që qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha më 8 dhjetor të 2020-ës është pranuar.

Seanca e pretencës është planifikuar të jetë më 3 qershor.

Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes e dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Sipas prokurorisë,  Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e  vrasjes me dashje.

Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin  kufijve te mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund te evitohej.

Vrasja e Klodian Rashës u bë shkak që vendi të përfshihej në një sërë protestash që kulmuan me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sander Lleshaj.

Top Channel gjithashtu arriti të siguronte pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha. Më tej efektivi sipas materialeve që disponon Anila Hoxha,  kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë. Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.

Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet. Dhe fotografitë tregojnë sipas Anila Hoxhës se si sipas ekspertëve Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë,  një armë qëllon ndaj të riut. Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas Anila Hoxhës.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA