U shpall “non grata” që të largohet gjithmonë nga PD? Berisha: Nuk i di fantazitë e të tjerëve! Bashkëqeverisja me Ramën do ishte fatalitet

20/05/2021 18:24

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për reagimin e Matthew Palmer në lidhje me vendimin e SHBA për ta shpallur “non grata” duke thënë se nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka mbrojtur deklaratën e departamentit të shtetit.

Sa i përket faktit që Rama nuk ka reaguar, Berisha thotë: “Problemi i zotit Rama, ka pasur një tendencë për shkak të kundërshtimit që i bëra për shkak të projektit të ndarjes së Kosovës. Jam krenar për qëndrimin që kam mbajtur. Që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion, por një kualifikim të tillë qesharake…unë çdo gjë e kisha publike. Ata që e inicuan e dështuan…gjë për të cilën unë natyrisht s’mund të hiqja dorë.”

Ndërsa për përpjekjet për ta larguar gjithmonë nga PD në mënyrë që opozita të ketë bashkëqeverisje me PS, Berisha thotë se do të ishte fatalitet për Shqipërinë.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve nuk e di. Unë shpreha këtë konsideratë dhe ju informova për hapin. Sa i përket një bashkëqeverisje, do ishte fatalitet për Shqipërinë. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.

Top Channel