Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA/ Sali Berisha paralajmëron padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit

20/05/2021 18:06

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka njoftuar se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, i fundit ky që ditën e djeshme njoftoi se DASH ka shpallur ‘non grata’ në SHBA Berishën  dhe familjen e tij.

Berisha: Vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Përsëris se qëkur e kam filluar jetën politike, por ju garantoj se po të shkoni që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe gjeri dje, nuk ka njeri në Shqipëri apo botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë korruptive.

Unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar siç është Franca që të ngrejë ndaj Blinken një padi direkte për shpifje publike.

Duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri cilado qoftë ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Pra, sipas avokatit të tij që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padit.

Do të paditet dhe dënohet nga gjykata e Parisit për shpifje. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, por çështja e dinjiteti është më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin, e vlerëson atë për veten e tij, familjen e tij, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për dinjitetin e këtij populli.

Top Channel