Nga deklarata e Ramës disa vite më parë te qëndrimi i Bashës pas shpalljes ‘non grata’, flet Berisha: Jam pjesë e PD!

20/05/2021 18:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se deklarata e Ramës disa vite më parë në Kuvend ku e pyeste nëse e kalonte dot oqeanin apo jo, vinte për shkak se ai kishte kundërshtuar projektin e ndryshimit të kufijve.

Berisha: Problemi i zotit Rama, ka pasur një tendencë për shkak të kundërshtimit që bëra të projektit të ndryshimit të kufijve që cenonte interesat e rajonit. Ata që e iniciuan dështuan dhe unë nuk mund të hiqja dorë. Ajo ishte një gjë që dëmtonte kombin shqiptar, rajonin.

Ndërsa sa i përket qëndrimit të kryedemokratit, Lulzim Basha pas shpalljes ‘non grata’ të Berishës dhe familjes së tij tha se ai ka shprehur qëndrimin e PD.

“Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Tani unë mendoj se PD një qëndrim do shprehte dhe ai shprehu qëndrimin e PD, por unë jam pjesë e asaj partie dhe atij grupi”, tha Berisha.

Top Channel