Grupimi i krijuar si fraksioni kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, do të shpallë nesër dy kandidatët për postin e kryetarit.

Top Channel mëson se emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Po ashtu pritet që nesër ta zyrtarizojë kandidaturën edhe Fatbardh Kadilli.

Kujtojmë se të shtunën përfundon afati për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike mbahen më 13 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA