Më shumë se 2.500 gra, që ishin viktima të skandalit të implantit të gjirit,nga Poly Implant Prothèse ose PIP duhet të marrin kompensim, ka vendosur një gjykatë apeli, në Francë.
Ai mbështeti gjithashtu një gjykim të mëparshëm duke gjetur neglizhencë kompaninë gjermane TUV Rheinland, e cila dha certifikata sigurie për implantet e gabuara.
Rasti në Paris përfshiu 540 gra britanike, të cilat thonë se vuajtën efekte afatgjata shëndetësore.
Jan Spivey, iu nënshtrua implanteve PIP pasi ajo bëri një ndërhyrje, për shkak të kancerit të gjirit.
Pasi dëgjoi vendimin, Spivey tha se ndihej “e ekzaltuar dhe e rraskapitur”. “Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë“, tha ajo.
“Kemi qëndruar për një kohë të gjatë brenda dhe jashtë gjykatës, dhe kjo ka qenë vërtet e vështirë për gratë. Ne kemi probleme shëndetësore dhe kemi gjithashtu shumë përgjegjësi të tjera, PIP ka pasur një ndikim në të gjithë jetën tonë”.
Jan ka pasur dhimbje të nyjeve, lodhje pasi bëri implantet. Kur i hoqi, kuptoi se silikoni i kishte shkuar të gjitha këto probleme, pasi kishte pësuar rrjedhje.
Një grua tjetër, Nicola Mason, e cila bëri imlantet e gjirit, që më pas u këputën, tha se vendimi i gjykatës ishte “një fitore”. “Ne kemi pritur një kohë të gjatë për këtë“, i tha ajo BBC-së.
Nicola zbuloi se diçka nuk shkonte mire me implantet, kur ishte shtatzënë, pasi vuri re një gungë të madhe nën krahun e saj. Ajo tha se ishte “mjaft traumatike dhe nuk mund të bënte asgjë“. Përfundimisht, implantet u hoqën, por ajo thotë se i ka mbetur një grumbull masiv silikoni, që e shqetëson.
Midis viteve 2001 dhe 2010 implantet nën standard janë prodhuar nga kompania franceze Poly Implant Prothèse ose PIP.
Kompania u mbyll në vitin 2010 dhe themeluesit e saj u dënuan me burg pasi u vërtetua që implantet ishin mbushur me silikon të lirë, të shkallës industriale, i cili nuk ishte pastruar për përdorim njerëzor.
Mendohet se deri në 400.000 gra në të gjithë botën kanë vendosur implante të tilla, të paligjshme.
Amerika Latine u godit më keq, në veçanti Kolumbia, ku vlerësohet të ketë 60.000 viktima. Në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se 47.000 gra janë prekur.
Gjykata e Apelit në Paris do të vendosë nëse ka pasur neglizhencë nga kompania gjermane dhe nëse po nëse gratë duhet të marrin dëmshpërblim, raporton BBC.
Top Channel