Mevlani e pranon: Ka gjithmonë barriera mes nesh, ndjenjat e mia janë ftohur! Ja si i përgjigjet Ledjana

19/05/2021 18:30

Mevlani ka pranuar se është ftohur nga Ledjana pas deklaratës që ajo bëri duke thënë se “Të dua” ishte momentale.

Mevlani tha se Ledjana ka vazhdimisht ankesa ndaj tij dhe për këtë nuk ka asgjë çfarë të bëjë. Ndërsa Ledjana e komentoi të gjithë deklaratën e tij duke thënë se “xhami që thyhet nuk ngjitet më.”

Mevlani: Pas asaj puntate dhe atyre fjalëve që Ledjana shprehu në studio, disi më preku dhe më ftohu dhe mua. Normal që njeriu ftohet pas gjithë asaj euforie që mund të kesh për ta bërë për vete, por kur një person të vë barrierën në mes dhe ka gjithmonë ankesa ndaj teje, kot që lodhesh. Edhe kurrë mos ta njohësh një person, një gjest të vogël të bëjë mund të kthehesh. Për diçka që mund të të ketë lënduar që nuk është fundi i botës, por në momentin që personi të ka ndejtur afër kërkon ta shërojë atë plagë, edhe ti i vë diçka në mes, nuk e di cfarë të bëj dhe unë.

Ledjana: Xhami që thyhet, nuk ngjitet më.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA