Liverpool rikuperon pikët e lëna rrugës dhe rikthehet në vendin e katërt kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit anglez. “The reds” ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Burnleyt dhe të barazojnë me pikë Leicesterin, por të parakalojnë “dhelprat” në renditje, për shkak të golavarazhit më të mirë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp vuajti jo pak për të zhbllokuar rezultatin dhe e bëri këtë vetëm në minutën e 43-të me anë të brazilianit Roberto Firmino, ndërsa në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Philips që dyfishoi epërsinë.

Pati kohë edhe për një gol të tretë nga Oxlade-Chamberlain në minutën e 88’, ndërsa Muhamed Salah shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar në shtesë dhe për të marrë kryesimin e listës së golshënuesve. Javën e fundit Liverpool pret Crystal Palace në “Anfield Road” dhe tashmë ka gjithçka në dorën e vet, pasi nëse merr tre pikët, fiton edhe të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Shumë pranë një vendi në Europa League edhe West Hami, që ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj WBA-së dhe u ngjit në kuotën e 62 pikëve, teksa në javën e fundit përballë Southampton do të ketë nevojë vetëm për një pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA