Babagjyshi vjen nga deti/ Krishtlindje ndryshe në Himarë, fëmijët marrin dhuratat në breg
25/12 15:19
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e diskutimit mbi turizmin gjatë sezonit veror këngëtarja Mihrije Braha.
Ajo tregoi se ka patur mundësi të udhëtojë në vende të ndryshme të botës, por s’ e kalon asnjëherë verën pa pushuar 2-3 ditë në jug të Shqipërisë.
E pas një ndërhyrje të Fisnikut lidhur me deklaratën e saj, Mihrija nuk ngurroi të ndërhynte, duke theksuar se edhe ajo e konsideron veten një njeri të rëndomtë.
“Edhe unë jam njeri i rëndomtë Fisnik, ti e di që unë jam me këmbë në tokë. Nuk jam nga ata njerëz që s’ kanë ku të lenë paratë, por theksova që kudo shkoj, pa kaluar 2-3 ditë në bregdetin shqiptar nuk hyj dot në sezonin e dimrit”, sqaroi ajo.
Top Channel