Profesori Artan Fuga ka folur për fushatën elektorale në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se linte për të dëshiruar ajo e PD-AN sepse u personalizuar.

Në emisionin “Top Talk”, Fuga thotë se duhet të vijë fundi i kohës së prijësve politikë duke shtuar se kjo i dha avantazh qeverisë për të marrë mandatin e tretë.

Ajo çfarë propozon Fuga është programi i madh në planin shtetëror që nis me depolitizimin e administratës shtetërore dhe vazhdon me ndarjen mes pushtetit ekzekutiv gjyqësor ligjvënës e medias.

Fuga: Kemi bërthamën elektorale të majtë dhe të djathtë që e mbajnë veten tek dy liderët. Por të mos harrojmë që ka një pjesë të madhe të elektoratit shqiptar që nuk e pranojnë konceptin e prijësit. Unë kisha menduar që në momentin që Basha u vendos në mënyrë simetrike në fushatë me rolin e prijësit përballë Ramës, kam menduar gjithmonë që kjo pjesë e elektoratit që ka një mentalitet më të demokratizuar dhe kërkon institucione. Kur fushata e PD u personalizuar, e dija që kjo do të kishte për pasojë që një pjesë e madhe e elektoratit do të tërhiqej dhe duke u tërhequr, do t’i jepte mundësi krahut të qeverisë të kishte një lloj avantazhi.

Dyrnjaja: Si mund të ndodhë ndryshimi që të shkojmë nga kulti tek institucionet, tek vendimmarrja demokratike, tek një përfaqësim i mirë dhe demokratizim i partive si qeliza kryesore e të gjithë sistemit?

Fuga: Unë mendoj që është një program shumë i madh në planin shtetëror. E para është depolitizimi i administratës shqiptare në qendër dhe në pushtetin lokal, administrata vazhdon të jetë tejet e politizuar dhe kjo administratë mblidhet rreth liderit dhe nuk njeh të drejtën. E dyta, një ndarje e prerë dhe e mirë midis pushtetit ekzekutiv gjyqësor ligjvënës e medias, është e domosdoshme. E treta është e drejta për qytetarin që do të thotë se jeta shoqërore shqiptare të depolitizohet. Shpesh herë e them se ne e kemi politikën dhe tek fatura e ujit, sa kohë që edhe ndërmarrjet e shërbimit të ujësjellësit apo elektrikut janë nën administrim e bashkimit dhe këto drejtohen nga grupe politike, kjo do të thotë që ndjej gjithsesi aromën e tensionit politik të kësaj natyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA