Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak që qeveria e Kazakistanit nuk e lejon përfaqësuesen e këtij vendi të udhëtojë për në Kosovë, ndeshja miqësore Kosovë-Kazakistan, që ishte programuar për t’u zhvilluar më 4 qershor, në Prishtinë është anuluar.
Në këtë datë, Dardanët do të luajnë miqësore me Maltën, në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia, më 8 qershor, kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, pasi Komorosi për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia.
Dardanët gjatë muajit qershor do të zhvillojnë katër miqësore. Fillimisht, më 1 qershor, do të përballen me San Marinon, në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambian, më 8 dhe 11 qershor.
Top Channel