Teuta humbi një “match point” për titullin kampion, pasi u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Partizani në “Niko Dovana”, teksa tani e presin dy finale për të ngritur lart trofeun e shumëpritur në qytetin bregdetar.

Trajneri Edi Martini u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve, por pranoi se sfida e sotme u vendos nga një gabim i portierit Frashëri dhe bëri thirrje që skuadra të shikojë përpara nga ndeshjet e radhës.

Si ndiheni pasi keni humbur një ndeshje direkte?
Bëmë një super-ndeshje në pjesën e pare dhe kishim rastet tona, por e pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë sepse lamë hapësira mbrapa, megjithatë më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje.

Skuadra kishte dëshirë ta fitojë ndeshjen dhe u pa qartë që sulmoi që në fillim…
Ne nuk kemi pritur asnjë kundërshtar në asnjë moment dhe sot djemtë dhanë maksimumin, por kjo është loja. Nuk mendonim se do ta humbim ndeshjen, me gjithë respektin për Partizanit, por kjo është loja.

Sa do të ndikojë kjo humbje në garën për titullin kampion?
Kjo humbje e kompromenton garën për titull normalisht, pasi shanset ishin në dorën tonë, ndërsa tani janë në dorën e skuadrave të tjera. Nuk ka ndeshje të lehta, çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe e fortë, mendoj që Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta, janë të 2 ndeshje të forta, vendimtare në garën për titull.

U patë shumë i tensionuar. Çfarë nuk ju pëlqeu sot te skuadra?
Ne në pushimin e ndeshjes biseduam me çunat dhe i thamë që një gol na mjafton për të arritur objektivin. Këto janë ndeshje që është e vështirë t’i mbash nervat. Bregu bën diferencën, por edhe Vila i vogël. Kemi pasur probleme me golat edhe më përpara, nuk është hera e parë sot. Duhet të jemi të përqendruar te 2 ndeshjet e mbetura, të bëjmë maksimumin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA