Kapen 400 kg kokainë në Kosovë/ Droga mes bananeve zbarkoi në Durrës dhe u ndoq deri në Lipjan

18/05/2021 01:11

“Ky është lokacioni ish fabrika e Coca Coles në komunën e Lipjanit, në të cilin Policia e Kosovës mesditën e sotme zuri qindra kilogram kokainë.

Sipas burimeve brenda Doganës së Kosovës, transporti është bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se është duke bartur produkte mishi.”

Por, të përfshirë në procesin e bartjes së drogës në vlerë të 20 milionë eurove nuk ishin vetëm Kosova e Shqipëria. Me datë 3 maj Policia e Kosovës kishte pranuar informatë se një kontejner me kokainë ishte nisur nga Brazili për në Itali, kurse destinacioni i fundit ishte Kosova.

Mehmeti ka njoftuar se aksioni nuk është zhvilluar vetëm në Lipjan por dhe në lokacione të tjera të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave. Megjithëkëtë sipas të parit të policisë hetimet po vazhdojnë, pasi ka edhe të dyshuar të tjerë. Hetime për rastin janë duke u zhvilluar edhe në Shqipëri e Itali.

Top Channel