Ilir Daja vlerëson ekipin e tij për fitoren e arritur ndaj Teutës, sukses që e afron edhe më shumë Partizanin me titullin kampion.
“Të luash një ndeshje për të mos humbur trenin e fundit, nuk është e lehtë. Sot kemi realizuar një objektiv, arritëm Europën. Teutën nuk e kishim mundur në 3 takimet e tjera. Kishte një fillim të vrullshëm të Teutës, bëri që ekipi të kishte probleme. Të mos them gjera të tjera. Nuk i kthej lojtarët në presing difensiv, jam trajner që dua presion në sulm. Nëse luajmë në fushën tonë, kemi punë për të bërë. Ishim sipër me presingun. Na kënaq fakti që shkuam drejt fitores, ndaj një kundërshtari si Teuta. Në dy seancat e fundit, kemi pasur probleme për Juniorin dhe Brojën, ky i fundit ia doli.”
Gabimet në sulm: “Në pjesën e dytë kundërshtari shkoi me dy sulmues dhe duhej presing në mesfushë. Mund të kishim shënuar gola të tjerë, nëse do të ishim treguar rezultativë. Ndonëse nuk kishte spektakël brenda, ekipi kishte dëshirën e madhe dhe kjo na dërgoi te 3 pikët. Shkon për të gjithë futbollistëve kjo fitore. Duhet të shikojmë në një këndvështrim tjetër, pasi sulmuesit kanë punuar shumë edhe prapa. Kur luan aty, edhe energjitë nuk i ke të duhurat për të qenë mirë përpara.
Momenti i nervozizmit: “Ndonjëherë edhe ne trajnerët e kalojmë cakun. Momentin kur e gjuajta topin me nervozizëm ishte për lojën në pjesën e parë dhe për ndonjë gjë tjetër…
Përballja direkte me Vllazninë: “Është shumë e rëndësishme, pasi është ndeshja e parafundit. Nuk do ta kemi të lehtë në Ballsh, të fokusohemi te Vllaznia dhe pastaj të mendojmë për Bylisin.”
Top Channel