Shkencëtarët kanë zbuluar se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës, si një lloj GPS natyral, për të udhëtuar në distanca të largëta përgjatë oqeaneve të botës.
Hulumtuesit thonë se eksperimentet e tyre laboratorike detare me specie të vogla peshkaqenësh konfirmojnë spekulimet e kahershme se peshkaqenët përdorin fushat magnetike për t’u orientuar.
Kjo veti është vërejtur edhe te kafshë të tjera, si breshkat e detit. Studimi u publikua këtë muaj në revistën “Current Biology”. Ai hedh dritë gjithashtu edhe mbi pikëpyetje të tjera, se pse peshkaqenët janë në gjendje të përshkojnë detra të tëra dhe të gjejnë rrugën e kthimit, të gjejnë prenë dhe të shumohen.
Sinjalet e para mbi këtë fenomen sipas revistës Science erdhën që në 2005-n, kur një peshkaqen i madh, i bardhë u gjurmua teksa notonte nga Afrika e Jugut drejt Australisë në një vijë të drejtë thuajse perfekte, ç’ka i bëri shkencëtaret të dyshonin se peshkaqenët kanë një ndjesi magnetike që i ndihmon në orientim, por shumë pak kërkime ishin bërë që prej atëherë në këtë drejtim.
Top Channel