Sinjal lamtumire, Ronaldo largon makinat luksoze nga vila e tij në Torino

17/05/2021 17:48

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është një rebus i vërtetë. Nuk e thonë vetëm rezultatet e bardhezinjve në fushë, por edhe një detaj që nuk ka kaluar aspak në indiferentizëm në Torino.

Siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga mediat italiane, gjatë natës, Cristiano Ronaldo ka ngarkuar të 7 supermakinat e tij në një kamion të Rodo Cargo, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë.

Vendim ky pas të cilit mund të qëndrojë lamtumira nga Juventusi në përfundim të këtij sezoni. Tre vjet më parë në fakt, ishte pikërisht transporti në Torino i makinave luksoze të Ronaldos në mes të natës, që paralajmëroi zbarkimin e tij në Itali.

Tani tifozët në rrjetet sociale natyrishëm që shprehin frikë në lidhje me motivet se përse Ronaldo duhej t’i dërgonte makinat e tij në një vend tjetër.

Me zërat e vazhdueshëm që flasin për një rikthim të Ronaldos te Sportingu, ide që mbështetet fuqishëm edhe nga nëna e sulmuesit, transporti i makinave të futbollistit pikërisht nga një kompani portugeze lë hapësirë për ta konsideruar si një të dhënë më shumë në lidhje me të ardhmen e CR7-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA