Gara për kampionatin e hapur/ Shtohet numri i ekipeve që pretendojnë trofeun

17/05/2021 20:52

Partizani arrin të fitojë në Durrës përball Teutës 0-1 për të qëndruar në krye të klasifikimit edhe për garën si pretendente kryesore tashmë për titullin kampion bashkë me durrsakët.

Në momentet më të mira për vendasit është Cinari që shënon i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Frashëri.

Në pjesën e dytë janë sërish djemtë e Edi Martinit që e mbyllën partizanin në gjysmëfushën e tij, por pa mundur që të ndryshojnë rezultatin. Ndërkohë që nga ata e tyre djemtë e Ilir Dajës përfituan nga kundërsulmet për të vënë jo pak në vështirësi Stivi Frashërin por shifrat nuk ndryshuan dhe mbetën 0-1. Gjithësesi kaq mjafton për të marrë 3 pikë shumë të vlefshme që mund të rezultojnë vendimtare në garën për titull.

Ndërkohë Tirana humbet shansin e saj për të luajtur në Europë duke humbur duelin e drejtpërdrejtë me Lacin në “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro gjen golin e avantazhit në pjesën e dytë me supe goditjen nga këndi të Mentor Mazrekajt. Tentativat në minutat e mbetura nga ana e Tiranës nuk sollën asgjë, due i humbur bardhebluve një shans për të arritur objektivin që ishte zona Europiane.

Nëdkrohë Vllaznia bën edhe më interesante garën me fitoren e saj ndaj Kastrioti. pas pjesës së parë në barazim në minutën e 79-të është skuadra e Tomas Bërdaric që kalon në avantazh me Dilaver duke i dhënë mundësinë shkodranëve të festojnë e të mbeten në garë për titullin kampion.

Kastrioti mbetet në zonën e play out-it duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Superiore. Krejt e kundërta ndodh me Skëndërbeun i cili po realizon misionin që u duk i pamundur, atë të qëndrimit në Superiore. Me fitoren e kësaj jave 2-0 ndaj Apollonisë duket se gjithçka është duke u shndërruar në Realitet.

Ndërkaq Kukësi fiton 2-1 ndaj Bylisit duke zbritur ballshiotët në vendin e parafundit të klasifikimit. Në fillim ishte skuadra e Dovedan ajo që kalon në avantazh. Por më pas përmbys gjithçka ekipi verlindor duke fundosur më keq Bylisin në vendin e parafundit në renditje.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel