Ambasada shqiptare në Greqi thyen rekord në shërbimin ndaj emigrantëve

17/05/2021 19:11

Mbas shkarkimeve të bujshme të gati një viti më parë, ku i gjithë stafi i ambasadës tonë në Athinë u shkarkua me urdhër të kryeministrit Rama, për performancë të dobët dhe korrupsion të lartë, duket se tashmë Ambasada Shqiptare në Greqi ka thyer çdo rekord në shërbimin ndaj bashkudhëtarëve tanë që jetojnë në Greqi.

Pavarësisht pandemisë dhe mbylljes së Greqisë, ky institucion ka punuar normalisht, duke operuar me orar të zgjatur, madje edhe 24 orë në 24, për të përballuar fluksin e kërkesave të emigrantëve për karta identiteti, pasaporta biometrike, si dhe dhjetëra shërbime të ndryshme konsullore.

Më shumë 83.000 veprime dhe mbi 57.000 pasaporta biometrike janë shpërndarë me postë brenda këtij viti në ambasadën shqiptare në Athinë, ndërsa për herë të parë emigrantët tanë që jetojnë në Greqi mund të zgjedhin vetë ditën dhe orën për të marrë shërbimet nga ky institucion, ndërsa falë rubrikës “ju pyesni konsulli përgjigjet” qindra emigrantë marrin asistencë falas nëpërmjet shërbimeve on line dhe shërbimit telefonik të ambasadës.

Vetë emigrantët shprehen të kënaqur nga shërbimi që iu jepet. Tashmë aplikimet për dokumenta kryhen brenda 24 orëve, ndërsa e gjithë procedura kryhet brenda pak minutave.

Top Channel