Vajza që ndërton varkat e drurit/ Me logon “Made in Albania” do të lundrojnë në të gjitha brigjet e Europës

16/05/2021 20:16

Genta është një femër ndryshe nga të tjerat, ajo është e vetmja në Shqipëri që ndërton varka prej druri.

Profesioni mashkullorë nuk e ka penguar Gentën të jetë e zonja si inxhiniere e përpunimit të drurit.

“ Unë jam Genta Ahmeti dhe jam inxhiniere e përpunimit të drurit e specializuar në mjete lundruese prej druri. Është një profesion që e kam nisur që në fëmijëri kur isha 6 vjeç teksa ndiqja babait si ndihmësja e tij. Ndërkohë që ime motër I qepte rroba kukullës, unë I bëja shtëpinë e drurit. Ishte një aventurë shumëvjeçare ku duke qeshur thoja do jetoj në varkë.

Dhe në fund të studimeve në një klasë prej 75 meshkujsh e vetmja femër që u diplomua në inxhinieri druri isha unë. Normalisht e mbylla duke thënë që tani diplomën e kam, më ka mbetur vetëm të jetoj në varkë.. Life on a boat është një koncept jete. Unë e kam konsideruar jetën një aventurë. Në varkë ke kapitenin dhe marinarin,. Zgjedh ti se kush do të jesh. Unë zgjodha të jem kapitenja e jetës sime, e profesionit tim e dëshira të mia. Atë që ishte një ëndërr fëmijërie e kam kthyer në një biznes.”

Varkat e ndërtuara nga duart e Gentës, kanë tërhequr vëmendjen e qeverisë Gjermane. Varkat made in Albania pritet të lundrojnë në të gjitha brigjet e Europës.

Top Channel