Dikur ka qenë i shtrirë një qytet. Një qytet antik në këtë fshat. Ilnisa Agolli, na rrëfen në këtë udhë se është fshati i jo pak, por dhe i 100-të mësuesve.

Në madhështinë e një natyre të gjelbër, të ngjallet jo pak kërshëri të zbulosh se si ende nuk e njohim Shqipërinë. Çudi, se si në dokumentet historinë mesjetare, Lugina e Grykës dhe Krahinës së Zerqanit tregojnë se kanë qenë të banuara.

Në Strikçan, në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës”, gjatë punimeve të tokës kanë gjetur tulla, kapitale kolonash të stilit korintik e plot sende të tjera të kulturës materiale. Pra, a nuk vërteton dhe një herë faktin se kjo zonë e pa eksploruar më përpara është një vend i mbushur me histori?

Flladi majit, duket se të prek dhe të rrok përmes vargjesh nga vetë banorët duke i recituar, nga legjendat dhe pikat historike që rrëfejnë përsëri ata, nga bukuritë e natyrës dhe dashamirësisë e cila dhe një herë tjetër, duket sikur na e bërtet me të madhe: “Në Bulqizë, ejani. Në fshatrat këtu nuk kursehet as historia e as dashuria”.

Por çfarë ndodh konkretisht në një ditë aty? Shiheni videon më poshtë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA