Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”, palombarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

15/05/2021 16:44

Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë.

Palombarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet ku shihen se si palombarët amerikanë dhe shqiptarë zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u godit nga ushtria britanike.

Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel