Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë.
Palombarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet ku shihen se si palombarët amerikanë dhe shqiptarë zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u godit nga ushtria britanike.
Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi.
Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.
Top Channel