24/11 18:38
Pas disa muajsh mbylljeje nga pandemia e koronavirusit, muzeumi i dyllit Musee Grevin do të rihapet në Paris, me rihapjen e plotë të Francës më 19 maj 2021.
Muzeumi është duke riaktivizuar biletat e shitura gjatë izolimeve të koronavirusit dhe inkurajon dashamirësit të rezervojnë paraprakisht, teksa në disa foto të publikuara kujdestarët shfaqin fytyrat realiste të personave të famshëm që do të mund të takoni në sallat e tij.
Në fotogalerinë e mëposhtme të sjellë nga NYDailyNews shihen disa nga personat e njohur të risjellë në formë dylli, me efekte thuajse të frikshme ‘rimishërimi’.
Top Channel