Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur… 06/04 12:31
Një mace e zezë i ka mbijetuar rrëzimit nga kati i pestë i një ndërtese që po digjej në Chicago.
Pamjet e filmuara nga Departamenti i zjarrfikësve e tregojnë kafshën shtëpiake, teksa nxjerr së pari këmbën dhe hidhet nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.
Ndërsa dëshmitarët në tokë thanë se ajo ra mbi bar, bëri një rrokullisje dhe u ngrit me këmbët e veta shëndoshë e mirë.
Macja e zezë u fsheh poshtë një makine siç rrëfen shoferi i saj dhe më pas sapo u ndje mirë u përpoq të shkonte sërish te shkallët e pallatit për të shkuar në shtëpi.
Top Channel