Zgjedhjet në Berat/ Përfaqësuesi ligjor i LSI i kërkon KAS shpalljen ‘të pavlefshëm’ të procesit zgjedhor. Ja arsyet

14/05/2021 11:01

Ditën e sotme në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve Partia Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë paraqitur kërkesat e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve të qarkun e Beratit.

Sipas përfaqësuesit ligjor të LSI-së në Berat ka pasur shkelje të rënda gjatë votimeve në këtë qark dhe zgjedhjet duhet të ribëhen nga e para.

“Të nderuar anëtar të KAS-it parregullsitë e listuara nga ana e LSI, të vërtetuara sipas akteve shkresore dhe procedurave të mbajtur nga personat e caktuar për detyrat zgjedhore sjellin një rezyme të përgjithshme për shkak të pavlefshmërive të shumta të ndodhura në ZAZ-të dhe QV-të e këtij qarku, gjë e cila ndikoi.

Pavlefshmëria është totalisht e vërtetuar në materialet zgjedhore dhe aktet që ju kemi vënë në dispozicion, akte të cilat janë prodhuar nga anëtarët e KZAZ-ve përkatëse apo grupet e numërimit. Fakti i tabelave përmbledhëse për kandidatët në shumë QV të cilat për mangësi të procesverbali nuk janë numëruar, por janë vlerësuar me zero, ashtu siç dispononi edhe ju nga aktet tona të depozituara në cilësinë e provës materiale, është një shkelje e ligjit për shkak se vota nuk është lexuar. Vullneti i qytetarit nuk është lexuar. Kandidatët nuk janë shpërblyer përmes votave personale, që mund të kishin si mbështetës të një zone të caktuar dhe ky fakt është shumë i rëndë.

Duke vlerësuar se nga ana juaj do merret një vendimmarrje objektive duke shpallur të pavlefshëm votimet në këto ZAZ dhe në këto QV, dhe duke kërkuar që në këto QV të ribëhen zgjedhjet në nivel qarku, përfundimisht i kërkojmë KAS shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në qarkun Berat, sipas QV-ve të listuara, përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Berat”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA