Policia e Tiranës njofton se kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pasi gjatë një konflikti në rrugën e Dibrës ka kanosur me një shufër hekuri shtetasin M. B.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufër hekuri shtetasin M. B.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, është shpallur në kërkim një 34-vjeçar i cili për motive të dobëta ka goditur dhe i ka marrë një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Manhatan”, Kamëz.
“Më datë 13.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Manhatan”, Kamëz, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe i ka marr një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç”, njofton policia.
Ndërsa, një 43 vjeçare me inicialet A.M., ka kallëzuar në polici që ditën e djeshme i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash në banesën e saj, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 13.05.2021, shtetasja A. M., 43 vjeçe,kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel