Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij mbi Gaza, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa në Izrael në ditën e pestë të përplasjeve.
Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe ato tokësore u përfshinë në sulme të premten por nuk kanë hyrë në Gaza. Pamje video nga qyteti i gazës tregonin qiellin e natës të ndriçohej nga shpërthimet e artilerisë izraelite.
Rreth 119 persona janë vrarë në gaza dhe tetë të tjerë në Izrael që kur luftimet nisën të hënën. Ndërkohë, bandat hebreje dhe ato izraelito-arabe kanë luftuar brenda izraelit duke detyruar presidentin e vendit të paralajmërojë për një luftë civile.
Ministri i mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një mobilizim masiv të forcave të sigurisë për të shtypur zemërimin e brendshëm dhe më shumë se 400 persona janë arrestuar tashmë. Policia tha se arabët e izraelit janë përgjegjës për pjesën më të madhe të problemeve dhe refuzoi akuzën se po mbështet bandat e të rinjve hebrenj që sulmojnë shtëpitë arabe.
Dhuna e kësaj jave në gaza dhe Izrael, është më e rënda që nga 2014. Ajo nisi pas javësh tensione mes izraelitëve dhe palestinezëve në Jeruzalemin lindor që çoi në përleshje në një vend të shenjtë të adhuruar si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë. Kjo u përshkallëzua në një shkëmbim të pandalur zjarri me raketa nga ana e palestinezëve dhe me sulme ajrore izraelite.
Top Channel