Foto ilustruese

Një 14-vjeçare nga Vlora ka denoncuar në polici një 56-vjeçar pasi e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 56-vjeçarit dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA