Thomas Brdaric u shfaq i kënaqur për suksesin 0-1 që arriti Vllaznia në fushën e Bylis duke theksuar se shkodranët e merituan plotësisht fitoren pasi ishin më lart se kundërshtari.
“Ishte një rezultat shumë i mirë pë ne, e merituam. Me gjithë respektin, por ishim më mirë se kundërshtari. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe dua të falënderoj skuadrën time për fitoren. Reagimi në rastin e Avdijajt? Për mua ishte një situatë vendimtare, ishte një penallti e qartë. Është më e lehtë të luash në Ballsh kur je në avantazh të dyfishtë, pasi do të kesh më shumë hapësira”.
“Do duhej të prisnim deri në momentet e fundit, pasi nuk dihet se çfarë do të ndodhte. Mendoj se ishte vendim i drejtë aktivizimi i Avdijajt. Sezoni është i gjatë, duhet që të vijnë në formë edhe lojtarët e tjerë. Pritëm gjatë për Avdijajn, ka qenë i pafat, disa dëmtime e mërzitën pak futbollistin, por ditët e fundit e kam parë në formë. Ai mund të ndihmojë ekipin dhe ai ishte alternativa për të bërë mirë në ndeshjen e sotme“, theksoi Brdaric.
Top Channel