Fitorja e 25 prillit i ka siguruar kryeministrit Edi Rama një mandat të tretë në krye të qeverisë.
Rama e ka paraprirë se ky mandat i tretë nuk do u ngjajë aspak dy të parëve, dhe se qëllimi është të arrihet në një nivel politik që vendi se ka njohur më parë, njëkohësisht që Shqipëria të vazhdojë me projektet e nisur për porte , aeroporte etj, që kreu i qeverisë i kishte referim në fushatë.
Analistët në studion e Open thanë se me këtë mandat të tretë Rama është bërë më i fuqishëm se kurrë më parë, ndërsa opozita më e dobët seç ka qenë ndonjëherë.
Analisti Neritan Sejamini tha se nuk shanse që zgjedhjet të anulohen , dhe se opozita do të futet në parlament e dobët dhe e përçarë.
Sejamini në Open: Zgjedhjet nuk do anulohen ta harrojë opozita, sot Rama më i fortë se më parë , opozita më e dobët se më parë, ndërkohë që janë rrezuar disa mite, që nga mandati i dytë apo që Rama rrëzohet me fushatë negative.
Rama është një makineri politike që sheh për fitoren e radhës politike dhe punon për të, ndërsa opozita po lufton për kauza të humbura. Tani patjetër që zgjedhjet nuk do anulohem , opozitë PD, por të përçarë se kanë nisur krisjet. Sot Rama është më i fortë seç ka qenë, opozita më e dobët se ndonjëherë. Rama kontrollon komplet pushtetin.
Bollino: Rama ka dalë më i fortë , por kjo forca mund të jetë ndikues në 4 vitet e ardhshme, Rama ka folur për pajtim kombëtar, për bashkëpunim me opozitës, Rama ka si ambicie të lërë shenjë pozitive.
Rama është lojtar i fortë, do të lërë shenje për atë që ka bërë. Opozita është shumë e dobët sot.
Top Channel