Një 40-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet në sheshin “Skenderbej” pasi ishte lyer me benzinë.

Mësohet se ai është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. Policia njofton se 40-vjeçari me iniciale B.G është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se 40-vjeçari është lyer me benzinë para besimtarëve që po faleshin. Ishin ata që e neutralizuan duke shmangur kështu veprimin tragjik deri në momentin që ka ardhur policia.

Dëshmitarët thonë se 40-vjeçari fliste përçart dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Siç dëgjohet edhe tek pamjet, pasi është kapur ai u kërkon besimtarëve që ta lirojnë por ata i i përgjigjen që duhet të qetësohet dhe të qëndrojë i shtrirë.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe KMSH ku në një prononcim ka thënë se ngjarja nuk ka lidhje me faljen e namazit të Bajramit. “Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhit të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ishte reagimi i KMSH.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA