Masat ndaj koronavirusit si mbajtja e maskës, e distancës sociale dhe puna nga shtëpia priten të hiqen me 21 qershor në Britani.
Zyrtarët po mendojnë të lehtësojnë masat që u propozuan nga Taskforca e Rimëkëmbjes së Ekonomisë Kombëtare, thonë burime për të përditshmen britanike “Daily Mail”.
Ndërkohë Boris Johnson tha dje se puna nga shtëpia duhet të hiqe në mënyrë që të gjithë të kthehen në normalitet. Ai gjithashtu bëri të qartë se qeveria do të konfirmojë lehtësimin e kufijve për zhvillimin e ceremonive të dasmave deri në fund të këtij muaji, kështu që njerëzit mund të kenë ceremoni më të mëdha duke nisur nga 21 qershori.
Mesazhet pozitive erdhën pasi Kryeministri bëri thirrje për një përshpejtim të strategjisë për të dalë nga izolimi.
Ai njoftoi në fillim të kësaj jave lehtësimi do të vazhdojë më 17 maj. Pritet që të hiqet kufizimi për numrin e personave që mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të lejohen miq e të afërm.
Top Channel