Liverpool mbajti gjallë shpresat për të shkuar në Champions League sezonin e ardhshëm pasi arriti të mposhte me rezultatin 4-2 Manchester United në derbin e Anglisë brenda në Old Trafford, sukses që e ngjiti skuadrën e Klopp në kuotën e 60 pikëve, 4 më pak se Chelsea i vendit të 4-t, por Liverpool ka luajtur edhe një ndeshje më pak.

Një autogol i Philipps i cili iu dha Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat pas 10 minutash lojë në favor të United, por pas disa përpjekjesh The Reds gjetën baraspeshën me një gol të bukur me takë të Diogo Jotas pas diçka më shumë se gjysmë ore lojë.

Në pushim skuadra e Klopp shkoi në avantazh e një goli pasi Firmino arriti t’i çonte shifrat në 1-2 në sekondat e fundit të shtesës. Fraksioni i dytë nisi po me gol për miqtë që shënuan sërish me Firminon.

Manchester United u përpoq të rikthehej në ndeshje me Rashford 20 minuta para fundit por Liverpooli ishte më i motivuar për të marrë maksimumin dhe vulosi fitoren me Mo Salah pak para fundit, me egjiptianin që realizoi golin e 2-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA