Në Olympiastadion të Berlinit feston Borussia e Dortmundit.
Verdhezinjtë e Edin Terzic mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Leipzigun në një ndeshje të luajtur më mirë që nga fillimi nga Dortmundi që fitoi trofeun e 5-të në histori në Kupën e Gjermanisë.
Anglezi Jadon Sancho hapi serinë e golave duke zhbllokuar shifrat pas vetëm 5 minutash lojë. Në pjesën e parë Dortmundi realizoi edhe 2 herë të tjera me Haaland dhe sërish Sanchon, duke shkuar në pushim me fitoren në xhep. Në pjesën e dytë Leipzig u përpoq të bënte diçka por vetëm një gol me Dani Olmon në minutën e 71-të ishte shumë pak.
Haaland i cili rezultoi edhe lojtari i ndeshjes realizoi dhe të 4-in për Dortmundin në minutën e 87-të për suksesin final 4-1. Një fitore e madhe për verdhezinjtë që ngritën lart trofeun e 5-të në histori në Kupën e Gjermanisë.
Top Channel