Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. 

Namazi u fal në orën 07:00 dhe Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit e sidomos për më shumë besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga zoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA